Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dje u raportua i zhdukur, gjendet i vdekur 90-vjeçari në Gjormë

Gazeta10
11 March 2026 - 11:58

Është gjetur i vdekur një 90-vjeçar në Gjormë të Shqipërisë, i cili një ditë më parë ishte shpallur i zhdukur.

Sipas policisë, zhdukjen e të moshuarit e kishte raportuar në polici nipi i tij.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se trupi i pajetë u gjet në një kanal, dhe dyshohet se 90-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kanal.

“Dje, kallëzoi shtetasi O. M., se gjyshi i tij, shtetasi R. M., 90 vjeç, ishte larguar nga banesa, rreth orës 07:00. Shërbimet e Policisë nisën menjëherë kërkimet dhe rreth orës 06:00 të ditës së sotme, 90 vjeçari është gjetur i pajetë në një kanal me ujë, në afërsi të banesës së tij, në fshatin Gjormë. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas aksidentalisht ka rënë në kanal. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.