Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lëshohet një raketë nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë, e shkatërron NATO

Gazeta10
13 March 2026 - 12:06

Një raketë e lëshuar nga Irani është shkatërruar nga “asete” të NATO-s, sipas ministrisë së mbrojtjes të Turqisë.

“Një municion balistik i lëshuar nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga asetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor”, thuhet në një deklaratë të ministrisë të publikuar në X.

Ministria shtoi se “të gjitha masat e nevojshme po ndërmerren me vendosmëri” ndaj kërcënimeve kundër vendit dhe hapësirës së tij ajrore.

Edhe më herët pati raketa të lëshuara nga Irani në hapësirën ajrore turke, të cilat po ashtu u neutralizuan nga NATO.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.