Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kontributin në vend

Gazeta10
15 March 2026 - 18:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar mbrëmë iftar për krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë iftar morën pjesë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, si dhe përfaqësues të tjerë nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Sipas Kurtit, në këtë darkë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të kabinetit qeveritar, përfshirë kryeparlamentaren Albulena Haxhiu dhe ministra të tjerë.

Kurti uroi muajin e Ramazanit për përfaqësuesit e BIK-ut dhe për të gjithë besimtarët myslimanë, duke theksuar se ky muaj vë në pah vlerat më të larta njerëzore si sakrifica, vetëdisiplina dhe solidariteti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.