Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Gashani viziton Brezovicën dhe ndjek nga afër aktivitetet e projektit “Drejt Malit”

Gazeta10
16 March 2026 - 17:39

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani, kanë qëndruar për vizitë në Brezovica Ski Resort, ku kanë përcjellë nga afër aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të projektit “Drejt Malit”.

Gjatë kësaj vizite, ministri Gashani dhe zëvendësministrja Osmani u njohën me punën dhe angazhimin e nxënësve të përfshirë në këtë program, si dhe me aktivitetet sportive që po zhvillohen në këtë qendër të njohur të sporteve dimërore.

Në kuadër të aktivitetit u zhvilluan edhe garat e skijimit për grupin e shtatë të nxënësve pjesëmarrës. Nxënësit treguan përkushtim dhe performancë të mirë në këtë disiplinë sportive, duke dëshmuar interes dhe talent për sportet dimërore.Në përmbyllje të aktivitetit, ministri Gashani ndau mirënjohje për nxënësit më të dalluar të këtij grupi dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë me përkushtim, si në sport ashtu edhe në mësime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.