Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjini: Situata për zgjedhjen e presidentit është absurde

Gazeta10
16 March 2026 - 19:05

Labinot Gjini, pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në studion e emisionit “Gazeta”  foli për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai u shpreh i habitur me situatën e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit, duke thënë se nuk e kishte pritur që vendi të përballej me mundësinë e zgjedhjeve të reja për këtë çështje.

“Nuk kam pritur që do të ketë zgjedhje të reja për rastin e zgjedhjes së presidentit. Jam shumë i çuditur për krijimin e kësaj situate, aq më tepër kur z. Albin Kurti i kishte 51 për qind dhe i kishte të gjitha avantazhet për ta zgjedhur Kosova presidentin e vet. Kjo situatë është absurde”, tha Gjini.

Sipas tij, situata e krijuar politike është e pakuptueshme duke pasur parasysh shumicën që kishte qeveria për të përmbyllur procesin e zgjedhjes së presidentit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.