Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjobitet një firmë dhe punonjësi i saj për ndotje të rrugës në Prishtinë

Gazeta10
18 March 2026 - 13:55

Një drejtues i një kamioni është gjobitur në Prishtinë, po ashtu edhe firma ku ai punon.

Sipas njoftimit të policisë, gjoba u shqiptua për ndotje të rrugës, rast ky që ishte identifikuar nga kamerat. “Ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjobë për mos sigurim të ngarkesës, ndërsa po ashtu është shqiptuar edhe gjobë ndaj firmës, në emër të personit juridik”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, do të vazhdojë kontrollet dhe masat ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat e qarkullimit dhe rrezikojnë sigurinë në trafik apo ndotin ambientin, duke apeluar për respektim të ligjit dhe përgjegjësi gjatë pjesëmarrjes në trafik”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 October 2026
Lajme
05 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.