
Dukagjini ka arritur fitore të madhe në udhëtim tek Llapi me rezultatin 0-1.
Vendasit dominuan gjatë 45-minutave të parë, por nuk arritën të shënojnë golin e epërsisë.
Me të filluar pjesa e dytë në minuten 49′ mysafirët shënuan golin e epërsisë 0-1, deri në fund të ndeshjes gola të tjerë nuk pati dhe kështu Dukagjini ju gëzua fitores.
Meritat për këto tri pikë të mëdha shkojnë edhe për portierin Kenan Haxhihamza, që bëri disa pritje vendimtare në fund.