Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

Gazeta10
20 March 2026 - 7:18

Bedri Hamza ka uruar qytetarët me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit.

Në urimin e tij, Hamza ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve, duke u bërë thirrje për bashkim në frymën e festës.

Ai ka uruar që agjërimi të jetë pranuar dhe ka përcjellë mesazhe për paqe, shëndet dhe begati për të gjithë qytetarët në këtë festë të Fitër Bajrami.

“Në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju shpreh urimet më të sinqerta për festën e Fitër Bajramit. Le të bashkohemi në frymën e solidaritetit dhe mirëkuptimit me njëri-tjetrin. U qoftë pranuar agjërimi dhe gëzuar festën, me urime për paqe, shëndet dhe begati për të gjithë ju!”, ka shkruar Hamza

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.