Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja Vjosa Osmani viziton BIK-un për festën e Fitër Bajramit, pritet nga Myftiu Naim Tërnava

Gazeta10
20 March 2026 - 8:55

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.

Ajo u prit nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me të cilin shkëmbeu urimet më të përzemërta për besimtarët myslimanë. Gjatë vizitës, Presidentja Osmani vlerësoi rolin e Bashkësisë Islame në promovimin e paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në vend.

“Urime festën e Fitër Bajramit. Dua ta falënderoj Myftiun dhe bashkëpunëtorët e tij anekënd Kosovës, që ka qenë dhe mbetet në interes të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Myftiu Tërnava falënderoi Presidenten për vizitën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.