Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tash e tri javë, Ministria e Shëndetësisë pa ministër

Gazeta10
26 October 2022 - 19:58

Ministria e Shëndetësisë tash e tri javë po udhëhiqet nga ushtruesja e detyrës së ministres, Dafina Gexha Bunjaku, pas dorëheqjes së ministrit Rifat Latifi. Opozita dhe njohës të shëndetësisë kritikojnë ekzekutivin për situatën e rëndë në këtë sektor dhe për mos emërimin e ministrit të ri. Nga ana tjetër, Zyra e Kryeministrit nuk ka treguar se kur pritet që të emërojnë ministrin e ri, duke lavdëruar punën e ushtrueses së detyrës së ministres.

Raporti: Viola Korça.

Ka tri javë që Ministria e Shëndetësisë ka mbetur pa të parin e saj, pas dorëheqjes së Rifat Latifit në fillim të tetorit.

Zyra e Kryeministrit Albin Kurti nuk kanë dhënë detaje e as datë se kush do ta pasojë ish-ministrin Latifi.

Derisa, kanë arsyetuar vonesat në emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë.

Opozita kritikon qeverinë për vonesat në emërimin e ministrit të ri. Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se është fatkeqësi kur shëndetësia është afër kolapsit dhe ky dikaster të mbetet pa ministër.

Ndërsa, njohës të shëndetësisë thonë se kjo vonesë tregon se sa prioritet kjo qeveri e ka sektorin e shëndetësisë.

Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë më 6 tetor, duke qëndruar gati 1 vit në krye të saj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.