Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Musliu akuzon ministrin Murati se mashtroi mërgatën

Gazeta10
27 October 2022 - 12:18

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu gjatë seancës të mbajtur sot ka pasur një konflikt me fjalë me ministrin Hekuran Murati, raporton Gazeta10.

Shkak i kësaj fjalosje ka qenë vendimi që Qeveria Kurti kisht marrë për mërgimtarët, që të paguajnë vet policinë kufitare dhe pastaj të aplikojnë për rimbursim.

“Jo vetëm që je mashtrues ministër por je mashtrues recidivist. Ju i keni mashtruar mërgimtarët tanë duke thënë se do t’i hekni krejt policwt s’keni me pagu fare dhe tani ke mashtruar se as 8% nuk janë rimbursuar sepse ja u ke pamundësuar me 100 kushte jo duhet me pas kartel bankare të ktuhit, ata duhet krejt pushimin me kalu tek Zyra e Qeverisë, Byroja e Sigurimit e nëpër banka.”, ka deklaruar Musliu.

Ministri Murati ka thënë se këto që po i thotë Musliu janë dezinformata të mediave, që nuk janë përgjegjësi të Qeverisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.