Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mediat serbe ende pa raportim për ndalimin e vizitës së Bislimit në Serbi

Gazeta10
27 October 2022 - 16:56

Mediat në Serbi ende nuk kanë raportuar rreth ndalimit të vizitës së zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi në Serbi, raporton Gazeta10.

Danas.rs, Tanjug.rs as rts nuk e kanë asnjë lajm ende në ballinat e tyre për këtë ndalim.

Besnik Bislimi para pak minutash ka njoftuar se i është ndaluar vizita e tij në Beograd pavarësisht se dje kishte konfirmim për pjesëmarrjen e tij në Konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike.

Ai ka thënë se vizita e tij është anuluar për shkaqe sigurie dhe se është ndaluar nga policia e serbisë dhjetra kilometra para se të hynte në Beograd. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.