Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U la jashtë kryesisë së re nga Abdixhiku, reagon Gashi me një deklaratë publike

Gazeta10
15 Prill 2026 - 16:55

Zyrtari i LDK-së, Arben Gashi konfirmoi se nuk është pjesë e Kryesisë së re të partisë, pas publikimit të saj.

Ai tha se kishte propozuar reforma dhe unitet brenda partisë, por pa mbështetje në votim.

“Unë nuk jam pjesë e Kryesisë së re të LDK-së”, deklaroi Gashi.

Sipas tij, hendeku me votuesit është pasojë e mungesës së guximit për ndryshim.

“Hendeku mes LDK-së dhe votuesit… është pasojë e mungesës së guximit për të ndryshuar”, tha ai.

Gashi theksoi nevojën për “lidership dhe energji të re.”

“Besimi nuk kërkohet – fitohet… Ndryshimi nuk pret – bëhet”, u shpreh ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.