Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jusuf Azemi: 8 punëtorë të vdekur për tre muaj, alarm për sigurinë në vendin e punës

Gazeta10
16 Prill 2026 - 18:53

Kryetari i Sindikatës së pavarur të sektorit privat Jusuf Azemi,  në emisionin Gazeta ka ngritur shqetësim të madh për gjendjen e sigurisë në vendin e punës në Kosovë.

Sipas tij, vetëm gjatë 3 muajve të fundit, 8 punëtorë kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës, një shifër që ai e cilësoi si jashtëzakonisht të lartë dhe alarmante.

Azemi theksoi se institucionet përgjegjëse, përfshirë qeverinë, inspektoratet e punës dhe vetë kompanitë, nuk po e trajtojnë si duhet çështjen e sigurisë dhe shëndetit në punë. Ai shtoi se mungesa e vetëdijes dhe reagimit konkret po vazhdon të rrezikojë jetën e punëtorëve, shumica e të cilëve vijnë nga shtresa të varfra të shoqërisë.

“Është e dhimbshme që këta punëtorë trajtohen vetëm si numra, pa mbështetje të duhur financiare për familjet e tyre”, tha Azemi në Gazeta.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/IWIbJifiivg

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.