Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Paga e 13-të, Jusuf Azemi: Diskriminim i thellë ndaj sektorit privat, punëtorët e sektorit privat ndihen të lënë pas dore

Gazeta10
16 Prill 2026 - 19:14

Kryetari i Sindikatës së pavarur të sektorit privat, Jusuf Azemi në emisionin Gazeta reagoi ashpër ndaj dhënies së pagës së 13-të vetëm ndaj punëtorëve të sektorit publik, që ai e quan si ndarje të padrejtë dhe irrituese për punëtorët e sektorit privat.

Sipas tij, kjo ndarje ka ndikuar rëndë tek punëtorët e sektorit privat, duke i bërë ata të ndihen të dëmtuar si në aspektin financiar, por më shumë në atë moral.

Azemi theksoi se punëtorët e sektorit privat janë trefish më të shumtë në numër dhe shumëfish më të rrezikuar krahasuar me ata të sektorit publik, ndërsa përballen me mungesë të zbatimit të ligjeve që duhet t’i mbrojnë.

“Ligji i punës dhe ligjet tjera nuk zbatohen as për së afërmi njësoj”, tha Azemi në Gazeta.

Ai përmendi edhe rastet tragjike të vdekjeve në vendin e punës, duke theksuar se një nga punëtorët e fundit ka humbur jetën në ditë feste, pa marrë trajtimin e duhur institucional, në ndërkohë që punëtorët e sektorit publik kanë qenë në pushim.

Sipas Azemit, kjo situatë krijon një disbalancë të thellë, sidomos kur bëhet fjalë për shpërndarjen e mjeteve nga buxheti i shtetit.

“Buxheti i Republikës së Kosovës është i përbashkët për të gjithë qytetarët, dhe nëse ka subvencione apo mbështetje, ato duhet të ndahen në mënyrë të barabartë”,shtoi tutje Azemi.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/HIE7IRHVox8

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.