Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokati i Granit Plavës: Nuk ka prova që e lidhin të akuzuarin me vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt

Gazeta10
17 Prill 2026 - 12:32

Avokati mbrojtës i Granit Plavës, Skender Gojani, ka deklaruar se realiteti juridik i rastit është i qartë dhe se Prokuroria nuk ka arritur të provojë se Plava është autor i veprës penale “vrasje e rëndë”.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë provë direkte, forenzike apo teknike që e lidh të akuzuarin me ngjarjen, si dhe nuk ka asnjë dëshmi që e identifikon atë si personin që ka shtënë me armë.

Ai theksoi se asnjë dëshmitar në asnjë fazë të procesit nuk e ka parë Granit Plavën duke shtënë me armë dhe as nuk e ka identifikuar atë si autor të vrasjes, duke shtuar se prokuroria ka ndërtuar një version të pakonfirmuar me prova.

Mbrojtja vlerëson se hetimi nuk është zhvilluar në mënyrë të plotë dhe sipas saj bëhet fjalë për një hetim selektiv që nuk përmbush standardet ligjore dhe nuk zbardh të vërtetën materiale.

Në mungesë të provave direkte dhe forenzike, mbrojtja i ka propozuar gjykatës që Granit Plava të shpallet i pafajshëm, duke theksuar se drejtësia nuk duhet të bazohet në peshën e rastit, por në prova konkrete.

Ndërkohë, Granit Plava ka mbështetur deklarimet e avokatit të tij dhe nuk ka shtuar diçka tjetër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.