Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Starmer: Do të bëjmë gjithçka për hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe zbutjen e pasojave të luftës në Iran

Gazeta10
17 Prill 2026 - 14:18

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se Britania do të “bëjë gjithçka që mundet” për të lehtësuar ndikimin e luftës në Iran dhe për të siguruar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, shkruan BBC.

Duke folur para takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée në Paris, Starmer theksoi se është e domosdoshme krijimi i një koalicioni shtetesh për të garantuar një armëpushim të qëndrueshëm dhe një marrëveshje afatgjatë.

“Është shumë e rëndësishme që të ndërtojmë një koalicion vendesh mbi parimin që armëpushimi të jetë i përhershëm, të ketë një marrëveshje dhe që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur,” tha Starmer.

Ai shtoi se kriza po ndikon drejtpërdrejt ekonomitë globale, duke rritur nevojën për koordinim ndërkombëtar.

Sipas tij, për këtë proces nevojitet një qasje e kombinuar diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, me një plan të koordinuar mes vendeve aleate. Starmer dhe Macron po udhëheqin gjithashtu një takim virtual me rreth 40 shtete, që synon krijimin e një misioni shumëpalësh për të siguruar kalimin e sigurt të anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.