Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti i pikëlluar për vdekjen e Qosjës: Veprimtaria e tij, udhërrëfyes për brezat që vijnë

Gazeta10
23 Prill 2026 - 13:52

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja, një prej intelektualëve të shquar të kombit.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se veprimtaria e Qosjës do të mbetet shembull dhe udhërrëfyes për brezat që vijnë.

“Akademiku Qosja i dha shumë gjuhës, letërsisë, kulturës dhe identitetit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë popullin shqiptar. I përjetshëm kujtimi për Akademikun Rexhep Qosja”, ka shkruar Ahmeti.

Rexhep Qosja vdiq sot në moshën 89-vjeçare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.