Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq thotë se paqja dhe de-përshkallëzimi i situatës është detyrë kyçe

Gazeta10
28 October 2022 - 13:14

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se paqja dhe përshkallëzimi i situatës është detyrë kyçe për të gjithë, raporton Gazeta10.

Vuçiq këtë deklaratë e ka bërë pas takimit me admiralin e NATO-s, Rob Bauer, me të cilin kanë diskutuar për sigurinë në rajon.

“Paqja dhe de-përshkallëzimi i situatës janë detyra kyçe për të gjithë”, ka thënë Vuçiq.

Më tej ai ka thënë se Serbia në rrafshin ushtarak është neutrale por do të vazhdojë bashkëpunimin me NATO-në.

“Serbia është ushtarakisht neutrale, por do të vazhdojë bashkëpunimin korrekt me NATO-n”, ka shkruar presidenti serb. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.