Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miratohet pa kundërshtime amendamenti për IPA 2019, zgjatet afati i zbatimit

Gazeta10
24 Prill 2026 - 14:06

Me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është votuar Projektligji nr. 10/L-035 për ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi projektligjin.

“Qëllimi i amendamentimit është shtyrja e afatit të implementimit edhe për një vit shtesë, përkatësisht deri në tetor 2027.

Arsyeja është se duhet siguruar përfundimi me sukses i projektit Young Cell Scheme, projekt që ka pasur vonesa fillestare për shkak të dështimit të thirrjes për propozime, pas së cilës Zyra e Bashkimit Evropian vazhdoi me dhënien direkte të kontratës një konsorciumi që më vonë shprehu interes për menaxhimin e programit.

Si rezultat i këtyre vonesave, kohëzgjatja e projektit u shkurtua, krahasuar me kohëzgjatjen e planifikuar fillimisht. Përveç kësaj, zgjatja është e nevojshme edhe për shkak të ciklit akademik të studimeve master, si dhe për nevojën për të monitoruar punësimin e studentëve të kthyer në administratën publike të Kosovës pas përfundimit të studimeve të tyre përkatëse. Marrëveshja është nënshkruar nga unë më 15 prill të këtij viti. Projektligji për ratifikimin e saj është miratuar në Qeveri dhe tash është i nevojshëm edhe aprovimi këtu në Kuvend, në pajtim me legjislacionin për marrëveshje ndërkombëtare”, tha Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.