Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kusari-Lila, Muja e Murati takojnë prodhuesit e qumështit

Gazeta10
24 Prill 2026 - 14:47

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Armend Muja, dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, janë takuar me përfaqësues të Shoqatës së Prodhuesve dhe Përpunuesve të Qumështit.

Në këtë takim u diskutuan sfidat me të cilat po përballet industria vendore e qumështit, me theks të veçantë konkurrencën nga produktet e importuara. Prodhuesit ngritën shqetësimin për rritjen e importit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës, që sipas tyre po ndikon në çmim dhe cilësi.

Zyrtarët theksuan se janë duke shqyrtuar masa për mbështetje të sektorit, përfshirë forcimin e kontrolleve, subvencione për fermerët dhe përmirësim të etiketimit të produkteve.

U vlerësua se bashkëpunimi mes institucioneve dhe industrisë është kyç për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e sektorit të qumështit në vend.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.