Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Patentë shoferin e falsifikuar tentoi ta konvertonte, hapet rast ndaj të dyshuarit në Leposaviq

Gazeta10
25 Prill 2026 - 9:03

Një rast i dyshuar për dokumente të falsifikuara është inicuar në Leposaviq.

Sipas policisë, bëhet fjalë për patentë shoferë.

“Më 24.04.2026 është iniciuar rasti, pasi që i dyshuari mashkull kosovar, kishte aplikuar për konvertimin e patentë shoferit të lëshuar nga Serbia në patentë shofer të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit dyshohet që patentë shoferi nuk është lëshuar nga organet e Serbisë, dyshohet të jetë i falsifikuar”, bën të ditur policia.

Rasti është duke u hetuar nga organet e rendit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.