
Kryeministri në largim i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se nuk do të marrë mandatin e tij të deputetit pasi partia e tij u mposht fort duke i dhënë fund sundimit të tij 16-vjeçar.
“Tani më nuk i nevojitem parlamentit, por riorganizimit të lëvizjes patriotike”, tha ai në një video-deklaratë të lëshuar në mediat sociale të shtunën mbrëma, raporton BBC.
Edhe përkundër faktit se partia e tij Fidesz mbërriti në 52 ulëse nga zgjedhjet e 12 prillit, nga 135 sa kishte, Orban u rizgjodh deputet.
Tisza, e drejtuar nga ish-anëtari i Fidesz, Peter Magyar, fitoi më shumë se dy të tretat e shumicës në parlamentin me 199 ulëse, duke shtruar rrugën për një ristrukturim si të politikës së brendshme hungareze, ashtu edhe asaj të jashtme.
Orban është zgjedhur deputet që nga viti 1990. Si kryeministër i Hungarisë, ai shërbeu që nga viti 2010, duke u bërë figurë mbizotëruese e politikës hungareze