Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, reagon policia

Gazeta10
25 Prill 2026 - 23:00

Pas alarmit se për bombë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, ka reaguar policia e kryeqytetit.

Sipas njoftimit, theksohet se pas shikimit të vendngjarjes, është konstatuar se nuk ka asgjë të paligjshme në objekt.

“Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme”, sqaron policia e kryeqytetit shqiptar, raporton TopChannel,

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.