Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“S’mujta me u regjistu, kishte probleme teknike” – Mërgimtari nga Zvicra për regjistrimin në KQZ

Gazeta10
07 Maj 2026 - 9:17

Një mërgimtar nga Zvicra është ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” se nuk po mundet me u regjistru si votues jashtë vendit.

Sipas tij kjo lidhet me problemet që ka KQZ-ja me webin e tyre pasi opsioni për regjistrim nuk po funksionon, raporton Gazeta10.

“U mundova me u regjistru si votues jashtë vendit mirëpo aty tek vebfaqja është një gabim tek opsionet kur don votu që është opsioni a don me votu përmes përfaqësimeve diplomatike kur klikojshe aty nuk u hape asgjë dhe kështu nuk arrita me u regjistru”, tha ai në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.