
Teksa Kosova po i afrohet një tjetër fushate zgjedhore, komentatori politik Xhavit Drenori ka folur për zhvillimet në skenën politike dhe ndikimin e mundshëm të ish-presidentes Vjosa Osmani.
Në emisionin “Adresa”, Drenori deklaroi se Osmani do të ishte më e fuqishme politikisht nëse do të garonte e vetme me një subjekt të ri politik, duke shtuar se rreshtimi i saj me Lidhja Demokratike e Kosovës nuk sjell ndryshim të madh në skenën politike.
“Nëse zonja Osmani do të dilte e vetme, me një parti, kishte me qenë shumë më produktive për me dëmtu Vetëvendosjen. Dalja e saj, rreshtimi me LDK-në, të cilës i ka bërë dëme të mëdha, unë e kam quajtur ‘tren i gabuar’. Kështu që nuk shoh ndryshime në substancë. Beteja është Kurti – Hamza – Abdixhiku”, ka deklaruar Drenori.
Ai shtoi se gara politike në vend pritet të dominohet nga liderët kryesorë partiakë, ndërsa lëvizjet e reja politike sipas tij nuk pritet të ndryshojnë ndjeshëm balancat aktuale.