Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit

Gazeta10
09 May 2026 - 12:34

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij synon të arrijë deri në 60 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Prej shkurtit deri në dhjetor vitin e kaluar u rritëm për 9%, nëse rritemi po aq prej dhjetorit deri në qershor mund të prekim 60%. Nëse punojmë veçse ne dimë, me sinqeritet dhe përkushtim edhe kjo padyshim është e mundur”, u shpreh ai.

“VV do të dalë e para më 7 qershor, më e madhe se e dyta dhe e treta së bashku. Ata duan të na lodhin, por ne nuk lodhim dot. Kësaj radhe pragu po bëhet edhe më i lartë, 60%. Më 7 qershor nuk votojmë vetëm për partinë, por votojmë a duhet të kthehemi prapa në errësirën e zhvatjes apo të ecim përpara në ditën e zhvillimit”, tha ai, shkruan Reporteri.net.

Kurti, në fjalën e tij para Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, që e nominoi për kryeministër, ka adresuar kritika ndaj ha se të gjitha partitë u bënë bashkë kundër tij.

Krahas partive shqiptare, Kurti e radhiti edhe Listën Srpska dhe tha se zgjedhjet u shkaktuan nga frika e tyre.

“Qëndrimet e tyre vijnë nga frika. Frika e tyre nga fitorja jonë është më e madhe se dashuria e tyre për vendin. Më të madhe e kanë frikën e urrejtjen ndaj nesh sesa atdhedashurinë për Republikën e Kosovës. Vetëm e vetëm pse nuk pranuam pazaret e oligarkëve, ndarjet e terminaleve doganore dhe postet e ambasadorëve. Ata u bashkuan të gjithë kundër nesh. PDK, LDK, AAK, Lista Srpska, jo për ta ndërtuar shtetin, por për ta kthyer atë në burim privat të pasurimit”…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.