Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zenun Elezaj flet për paqartësitë në qytetin e Klinës

Gazeta10
28 Prill 2026 - 9:01

Kryetari i Klinës Zenun Elezaj në emisionin “Adresa e Ankesave” në një lidhje të drejtpërdrejtë ka folur rreth parregullësive në këtë komunë.

Elezaj foli edhe për mbeturinat e shumta në komunën e Klinës, dhe për qytetarët e papërgjegjshëm që po e dëmtojnë ambientin, raporton Gazeta10.

“Jemi duke i vazhduar disa projekte që kanë filluar vitin e kaluar, buxheti i Kosovës është aprovuar me vonesë tre mujore, por ka filluar me u aprovu buxheti i ri, ndërsa sa I përket mbeturinat më shumë kanë të bëjnë me qytetarët që po  hudhin mbeturinat vend e pa vend, do të duhet të jemi bashkëpunues edhe me Policinë e Kosovës që ata qytetarë të papërgjegjshëm të marrin gjoba për dëmtim të ambientit”, tha ai në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
28 Prill 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.