Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

VV merr edhe një paralajmërim, votimi pa 2/3 për Presidentin shkelje flagrante e Kushtetutës

Gazeta10
28 Prill 2026 - 9:49

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka reaguar pas seancës së mbrëmshme të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit/es, duke shprehur “shqetësim serioz” për mënyrën si është zhvilluar procesi dhe duke vlerësuar se është vepruar në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas GLPS-së, seanca e mbrëmshme “u zhvillua në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke e kthyer një ndër proceset më të rëndësishme shtetërore në një lojë politike”.

GLPS ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë se për zhvillimin e votimit të presidentit/es kërkohet prania e dy të tretave të të gjithë deputetëve.

“Gjykata Kushtetuese, në Aktgjykimet e rasteve Nr. KO 29/11, KO47/16 dhe KO68/26 ka qenë e qartë se për zhvillimin e votimit të Presidentit/es kërkohet prania e 2/3 të të gjithë deputetëve”, thuhet në reagim.

“Çdo procedim përtej kësaj nuk është çështje interpretimi, por shkelje e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues”, ka deklaruar GLPS.

Në këtë kontekst, GLPS ka vlerësuar se veprimet e ndërmarra në seancën e mbrëmshme janë të pavlefshme dhe se vazhdimi i seancës në të njëjtën formë do të përbënte cenim të rëndë të Kushtetutës.

“Thënë këtë, përveç se janë ‘nule’ të gjitha veprimet e ndërmarra në seancën e mbrëmshme, GLPS vlerëson se thirrja për vazhdimin e saj sot në të njëjtën formë përbëjnë cenim serioz dhe të papranueshëm të Kushtetutës”, thuhet në reagim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
28 Prill 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.