
Shefja e Grupit Parlamentar të PDK-së, Vlora Çitaku përmes një konference për media në emër të PDK-së ka kërkuar tërheqjen e Feride Rushiti si kandidatë për president.
Sipas Çitakut, nga Vetëvendosja është duke u bërë një manipulim me figurën e Feride Rushiti, raporton Gazeta10.
“Lusim zonjës Feride Rushiti që të tërhiqet nga kandidatura për president, është duke u bërë një manipulim me figurën e saj, ky është një mashtrim dhe përbën shkelje kushtetuese”, tha ajo./Gazeta10