
Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Gjakovë.
Sipas raportit të Policia e Kosovës, më 9 maj 2026 një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj është larguar nga shtëpia një ditë më parë dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.
Policia ka bërë të ditur se personi i raportuar si i zhdukur dyshohet të jetë përdorues i substancave narkotike. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
“Gjakovë / 08.05.2026 – 19:30. Me 09.05.2026 raportohet se bashkëshorti i viktimës f/k (përdorues i narkotikëve), është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur në raport.