
Një shtetas i Serbisë është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi gjatë një kontrolli kufitar i janë gjetur kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 28 prill 2026 në hyrje të Pika e Kalimit Kufitar Bërnjak, ku gjatë kontrollit në vijën e dytë të një automjeti me targa të Serbisë, zyrtarët policorë kanë zbuluar katër kartëmonedha prej 200 eurosh.
Pas ekzaminimeve fillestare dhe kontrollit më të detajuar me pajisje të avancuara, ekziston dyshimi se kartëmonedhat janë të falsifikuara.
“Me autorizim të prokurorit kompetent, i dyshuari dhe kartëmonedhat e sekuestruara janë dorëzuar te zyrtarët e Drejtorisë së Krimeve Ekonomike në kuadër të DRP Mitrovicë Veri. Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti do të trajtohet më tej sipas procedurave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e policisë.