Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një person i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

Gazeta10
10 Maj 2026 - 18:11

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë policore të rajonit të Gjakovës, ka realizuar arrestimin e një personi të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.

Personi i arrestuar, shtetasi kosovar me inicialet H.M., kërkohej përmes INTERPOL-it, bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Pas arrestimit, me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore në koordinim me autoritetet kompetente.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.