Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nis java e seancave ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të administrimit të drejtësisë

Gazeta10
11 Maj 2026 - 8:26

Seancat në çështjen ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës, që lidhen me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë, janë caktuar të mbahen gjatë kësaj jave.

Kjo është bërë e ditur në kalendarin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Sikurse pasqyrohet në Kalendar, në çështjen Thaçi dhe të tjerët në lidhje me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë, janë caktuar seanca për periudhën nga 11 deri më 15 maj 2026”, thuhet në njoftimin e DhSK-së.

Në këtë rast, nën akuzë janë Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi.

Në seancën fillestare të mbajtur më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu ngarkohen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
10 Maj 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.