
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar për ndarjen nga jeta të sekretarit të përgjithshëm të partisë, dega në Deçan, Rifat Stojkaj.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Stojkaj ishte një pjesë e rëndësishme e Aleancës.
“Gjithmonë i gatshëm për punë, korrekt dhe i afërt me njerëzit. Do ta kujtojmë për urtësinë, besnikërinë dhe kontributin që dha ndër vite. Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve tanë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar ai.
;