
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hapur me urgjencë një tender për blerjen e gazit lotsjellës që do të përdoret nga makinat speciale të ujit për menaxhimin e turmave, raporton A2 CNN.
Tenderi me vlerë gati 50 milionë lekë pa TVSH (rreth 60 milionë në total) është hapur për të pajisur tetë automjetet që ka në dispozicion sot policia për menaxhimin e turmave në trazira të mundshme.
Në protestat e opozitës gazi lotsjellës është përdorur vazhdimisht, duke u përzierë me ujin dhe lëshuar nga autobotet.