
Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj para fillimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se nuk e ka pare agjendën se çka do të diskutohet në mbledhje, por ka shtuar se beson do të jetë tema e zgjedhjeve të 7 qershorit, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa, kur është pyetur se a do të jetë Fatmir Limaj në listën e PDK-së për zgjedhje, Totaj ka thënë se për këtë do të vendos kryesia.
“Për temat që do të diskutohen nuk e di se s’kam parë akoma agjendën, mirëpo besoj që do të jetë edhe tema të tjera në përgatitje drejt zgjedhjeve, finalizimi i listës së kandidatëve që janë në aktualitet. Kjo nuk është çështje personale imja, është çështje e PDK-së edhe kryesia do ta vendosë. Ju falënderoj për punën që po bëni që keni dalë në ditë që nuk është ditë pune me i përcjell zhvillimet”, tha Totaj.