
Endrit Zabërgja – Asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka thënë se testimi i qarkores njëkahore nga Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndodhur në moment të gabuar.
Zabërgja në Info10, ka deklaruar se kaosi dhe bllokada që është shkaktuar sot në kryeqytet, simbolizojnë Kryetarin e Prishtinës dhe qeverisjen e tij, raporton Gazeta10.
“Ajo cfarë e konsideroj dhe besoj që ka qenë e gabuar, mendoj që faza dhe momenti që të testohet kjo korsi, kanë qenë më të gabueshme, marrë parasysh edhe rrethanat në të cilën janë qytetarët e Kosovës. Pa dashur të futem në dukuritë nacionale, dita e sotme e simbolizon Kryetarin e Prishtinës dhe qeverisjen e tij, ky eksperiment, ky kaos dhe kjo bllokadë pak a shumë janë epitetet që mund t’ia lëmë Përparim Ramës”, ka thënë ai./Gazeta10