Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ulet çmimi i naftës në Shqipëri, në Kosovë sot u rrit

Gazeta10
29 Prill 2026 - 12:55

Bordi i Transparencës në Republikën e Shqipërisë ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në treg.

Sipas njoftimit të sotëm, nafta do të shitet 203 lekë për litër nga 206 lekë që ka qenë.

Ndërsa benzina nga 181 lekë shkon në 180 lekë për litër.

Çmimet e caktuara kanë hyrë në fuqi në ora 11:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet.

Ndërsa në Kosovë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se një litër naftë në Kosovë sot do të shitet 1.67 euro, 1 cent më shtrenjtë se dita e djeshme.

Derisa benzina, do të jetë për 3 centë më e lartë se të martën apo 1.47 euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.