Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndalohet autobusi i linjës Turqi – Prishtinë, kapen 27 fustane dhe dy vello të padeklaruara

Gazeta10
12 Maj 2026 - 10:49

Dogana e Kosovës, në pikë-kalimin kufitar të Hanit të Elezit ka zbuluar mall të padeklaruar të fshehur brenda një autobusi.

Sipas njoftimit zyrtar, malli përbëhej nga 27 fustane solemn dhe dy fustane vello.

Bëhet e ditur se autobusi ishte i linjës Turqi–Prishtinë, me targa të huaja.

Njoftimi i plotë:

Në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, është paraqitur një autobus me linjë Turqi–Prishtinë, me targa te huaja. Gjatë kontrollit të kryer sipas procedurave zyrtare, zyrtarët doganorë kanë gjetur një hapësirë të fshehur brenda autobusit, ku është zbuluar mall i padeklaruar: 27 fustane solemn dhe 2 fustane vello.

Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe po ndiqen procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës do të vazhdojë kontrollet e automjeteve që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe vepron në mënyrë aktive për parandalimin e kontrabandës.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.