
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi përmes një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” ka treguar për projektet e reja në këtë komunë.
Ai ka treguar se në komunën e Podujevës priten të ndërtohen mbi 60 shtëpi të reja për familjet në nevojë, raporton Gazeta10.
“Kemi marr donacion me ndërtu mbi 60 shtëpi të reja, që për familjet në nevojë të jetë lehtësim sa i përket banimit, në si komunë kemi marrë një donacion ‘Shqiptari për shqiptarët’ ku janë ndërtuar 22 shtëpi të reja të banimit dhe projektet tjera që janë duke u bërë me ‘Jetimat e Ballkanit’”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10