
Banorët e lagjes Ulpianë në Prishtinë në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” janë në hall të madh me mbeturinat.
Qytetari përmes një lidhje direkte tha se mbeturinat në kryeqytet nuk janë pastruar prej muajsh, raporton Gazeta10.
“Ka më tepër se 3 muaj që nuk janë larguar mbeturinat, kemi bërë ankesa por që askush nuk ka ndërrmarr masa, unë gjithashtu apeloj edhe tek qytetarët që të jenë më të kujdesshëm sa i përket hudhjes së tyre, nuk ka vend ku me i hudh mbeturinat është një problem shumë i madh”, tha ai në Kanal10.
Kanal10 ka tentuar ta ketë edhe kryeshefin e kompanisë “Pastrimi”, Petrit Recica por që ky i fundit nuk e ka hapur telefonin.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10