
Banorët e Sibovcit të Obiliqit ankohen për kushtet e vështira me të cilat përballen si pasojë e ngecjes së planit për zhvendosjen e tyre, për shkak të zgjerimit të mihjeve të KEK-ut. Ata thonë se as nuk mund të ndërtojnë, e as t’i shfrytëzojnë pasuritë e tyre. Madje, thonë se së fundmi probleme u kanë dal edhe për çështjen e varrezave, pas shpronësimit të tyre. Nga Ministria dhe KEK-u kanë thënë se po punojnë për të vazhduar me planin e zhvendosjes së këtyre banorëve.
Raporti: Arbenita Ilazi, Kamera: Fis Slivova.
Nuk u lejohet të ndërtojnë shtëpi të reja dhe po qe se nisin ndonjë projekt të tillë, pason rrënimi.
Banorët e Sibovcit të Obiliqit tash e sa kohë përballen me probleme të shumta, si pasojë e shpronësimeve, për shkak se ndodhen afër mihjeve të KEK-ut.
Në lagjen “Mexhuani”, banorët thonë se kanë nevojë për shtim të hapësirave të banimit, por një gjë e tillë po u pamundësohet.
Madje, ata thonë se së fundmi u ka dal edhe një problem tjetër, me ç’rast pas shpronësimit të varrezave, nuk kanë as ku t’i varrosin të vdekurit.
E për moshën që ka Ismet Krasniqi, thotë se sa më parë duhet të bëhet shpronësimi i oborrit të tij.
Për shkak se ndotjen e ambientit të kësaj ane nuk po mund ta përballojë.
Nga Ministria e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë thënë se shpronësimet e pronave bëhen sipas kërkesave të KEK-ut
Ndërkaq nga Korporata Energjetike e Kosovës, kanë thënë se projekti për shpronësimet pritet që t’i dërgohet ministrisë kompetente.
Kurse, nga Komuna e Obiliqit kanë thënë se projekti i shpronësimeve është duke vazhduar, derisa sa i përket varrezave së shpejti do të caktojnë një lokacion të ri
Në fshatin Sibovc në komunën e Obiliqit tash e sa kohë pronat janë shndërruar në interes nacional./Gazeta10