
Qytetarë të shumta janë ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” sa i përket qenëve endacak në QKUK.
Pas këtij raportimi gazetarja e Kana10 Diona Krasniqi me ekipin ka shkuar atje që ta shoh nga afër situatën, raporton Gazeta10.
“Mrapa meje po qëndrojnë gjashtë qenë endacak, jam duke u frikësu me raportu nga këtu, momentin që po afrohesh tek territori i tyre atëherë ata po të sulmojnë, vlen të theksohet edhe një gjë, që dita ditës këta qenë vetëm po shumohen pasi i pash edhe disa këlysh të vegjël pranë këtij vendi”, tha ajo në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10