Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lutfi Haziri i drejtohet Kurtit për Fatmir Spahiun dhe Feride Rushitin: Dëshmi se si i shfrytëzoi gjilanasit veç për vota

Gazeta10
01 Maj 2026 - 14:19

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për shfrytëzim politik të figurave nga Gjilani dhe përjashtim të këtij rajoni nga vëmendja institucionale.

Haziri përmendi rastin e aktorit Fatmir Spahiu, i cili sipas tij ishte nominuar për ministër para zgjedhjeve, por më pas nuk u përfshi në qeveri, pa asnjë shpjegim publik.

Ai theksoi se një qasje e ngjashme është ndjekur edhe ndaj Feride Rushitit, duke sugjeruar se nominimi i saj ishte bërë pa synim real për emërim.

“Fatmir Spahiun, ikonën e kinematografisë kosovare, e nominoi për ministër para zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve e zgjodhi krejt dikë tjetër, pa asnjë sqarim, pa asnjë kërkimfalje. Njëjtë veproi edhe me Dr. Feride Rushitin. E nominoi për të mos u zgjedhur”.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.