Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, e djegur në ’99

Gazeta10
02 Maj 2026 - 17:45

Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999, pritet të rindërtohet.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka njoftuar se, së bashku me Myftiun Naim Tërnava, kryeimamin Vedat Sahiti dhe ministren Saranda Bogujevci, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të kësaj xhamie.

Sipas Kurtit, përmes këtij memorandumi, Qeveria e Kosovës do të mbështesë ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore.

“Në vazhdim, nënshkruam edhe një memorandum tjetër bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, i cili synon forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame. Këto angazhime janë pjesë e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend, pas dëmeve të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998–1999. Investimet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në vitet në vijim”, shkroi Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.