Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Drenicasit janë të përgatitur për kësi situata, brez pas brezi”, Shala: S’ka pas nevojë me u dërgu

Gazeta10
15 May 2026 - 22:21

Komentatori politik, Mentor Shala në emisionin “Adresa” ka komentuar situatën e krijuar në mbrëmë Skenderaj nga Njësia Speciale.

Shala gjatë emisionin tha se drenicakët janë të pregaditur për situata kur tentohet me dhunë të intervenohet, raporton Gazeta10.

“Kur janë present Njësia Speciale krijohet ideja që kemi të bëjmë me dicka të rrezikshme dhe pikërisht kjo ka qenë ideja e Kurtit me i dërgu atje dhe me tregu që kemi të bëjmë me njerëz të rrezikshëm dhe eventualisht me e arrestu me Njësinë Speciale Sami Lushtakun që njëfarë forme me tentu me e poshtëru para njerëzve të tij, drenicakët janë të pregaditur për këto raste historikisht, brezë pas brezi dhe gjithmonë kanë rezistu në këso situata të dhunshme”, tha ai në Kanal10.

Analisti Shala shtoi se nuk është dashur që Njësia Speciale të ishte prezente dje në Skenderaj.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.