Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj e Gjini s’mund t’i ndalin lotët në përvjetorin e dëshmorëve në Jabllanicë

Gazeta10
17 May 2026 - 15:46

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kandidati i kësaj partie pë kryeministër, Ardian Gjini, nuk kanë mundur të përmbahen emocionalisht ndërsa morën pjesë në përvjetorin e rënies së dëshmorëve në Jabllanicë të Gjakovës.

Haradinaj dhe Gjini u panë me lot në sy, në një video të publikuar nga Indeksonline.

Haradinaj shkroi në Facebook se “fitorja e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 maj 1999 në Shqiponjë, u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të Atdheut. Kjo fitore u reflektua në mbarë vendin dhe brenda disa javëve Kosova u bë e lirë”.

“Ndërkohë që sot shënuam Ditën e Çlirimit, kujtuam Epopenë e saj dhe nderuam më meritorët, burrat dhe gratë që pushojnë në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, të cilët mbesin udhërrëfyesi ynë në çdo angazhim tonin për Kosovën që e ëndërruan të rënët ndër breza”, shkroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.