
Në një lidhje direkte në studio të emisionit Adresa e Ankesave në Kanal 10, Drejtori i Shërbimeve Publike në Rahovec, Përparim Krasniqi, ka folur për shqetësimet e banorëve lidhur me gjendjen e rrugëve dhe pusetat e hapura.
Ai ka deklaruar se punimet ende nuk kanë filluar plotësisht dhe se kompanitë operative nuk kanë nisur aktivitetet për këtë vit, duke shtuar se po pritet mbështetje edhe nga institucionet qendrore.
“Ende nuk kemi dalë në terren, por do të dalim dhe do të intervenojmë patjetër. Nuk kemi filluar sivjet, nuk kanë filluar kompanitë me operu në këtë fushë. Shpresojmë që Ministria e Infrastrukturës me na dhënë mbështetje,” ka thënë ai.
Sipas tij, ndërhyrjet do të nisin sapo të krijohen kushtet dhe mbështetja e nevojshme institucionale, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë së qytetarëve.