Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

ATK inauguron Qendrën e re për Shërbim të Tatimpaguesve

Gazeta10
18 May 2026 - 10:41

Është bërë inaugurimi i Qendrës së re për Shërbim të Tatimpaguesve, të organizuar nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Kjo qendër tashmë operon në një hapësirë të re, më funksionale dhe më të përshtatshme për tatimpaguesit dhe qytetarët, duke vazhduar me ofrimin e shërbimeve të njëjta.

Drejtori i Përgjithshëm të ATK-së, Mentor Hyseni, ka deklaruar se kjo është bërë që shërbimet ndaj tatimpaguesve të ofrohen në një vend.

“Sot po e përurojmë zyrën e shërbimeve e cila është një prej zyrave më moderne që tash kemi më hy brenda edhe me pa. Ideja është që shërbimet ndaj tatimpaguesve t’i ofrojmë në një vend sa më të afërt që të jenë të qasshsme për secilën kategori shoqërore pse tatimpagues. Në frymën e kësaj nuk po i rrisim vetëm shërbimet që ka qenë ideja jonë kryesore që më shumë shërbime më pak ndëshkim, por në anën tjetër po rrisim edhe kapacitetin profesional të AKT-së në pjesën operative që së fundmi siç e keni parë kemi hapur edhe një numër të konkurseve prej 80 pozitave që kanë me qenë inspektor të ri në anën tjetër në vlerësimet e performancës së brendshme kemi bërë identifikimin e stafit më të mirë të ATK-së që kanë më bë monitorimin e këtyre stafit të ri që vijnë në mënyrë që përveç shërbimeve që rriten të rriten edhe kapaciteti operacional i ATK-së që detyrat tona t’i kryejmë me nder dhe përgjegjësi dhe në kohë reale”, ka thënë ai.

Kurse, ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati , ka thënë se shpreson që kjo zyrë do të shfrytëzohet edhe nga vet tatimpaguesit.

“Është kënaqësi që sot gjendemi këtu në hapjen e zyrës së re të tatim paguesve. Është me rëndësi që ATK deri më tani ka bërë shumë punë….Po mundohemi që edhe zyrat të afrohen sa më afër tatimpaguesve, aq më mirë e po besoj që do të ketë edhe shfrytëzim nga vet tatimpaguesit. Urime dhe punë të mbarë”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.